Arbër Cyrbja largohet nga Teuta

Teuta njofton se ka ndërprerë me konsensuse bashkëpunimin me futbollistin Arbër Cyrbja. 32-vjeçari ka luajtur shumë pak me skuadrën durrsake këtë sezon (më pak se 10 minuta në 2 ndeshje) dhe tashmë është një lojtar i lirë.
“Teuta njofton për përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin Arbër Cyrbja, me marrëveshje të ndërsjellë mes palëve.
E falenderojmë Arbërin për kontributin e tij në ekipin tonë dhe i urojmë suksese në hapat e ardhshëm të karrierës së tij”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




