Arda Guler si Odegaard? Arsenali shënjestron talentin turk

Angli | 2 vite më parë

Arda Guler nuk po kalon një moment të lumtur te Real Madrid. Në një vit e gjysmë nën drejtimin e Carlo Ancelotti, talenti turk luajti vetëm 22 ndeshje nga 48 në dispozicion (nga të cilat 8 si titullar), duke qëndruar jashtë për shkak të dëmtimit në 24 raste të tjera.

Talenti i ri turk përpiqet të gjejë hapësirën e nevojshme për t’u rritur dhe demonstruar cilësitë e tij.

Arsenali po monitoron nga afër situatën e Güler, duke parë ngjashmëri tek ai me Martin Odegaard. Edhe norvegjezi, gjatë eksperiencës te Real Madrid, gjeti pak hapësirë ​​për t’u shprehur, derisa u huazua te Real Sociedad, ku shpërtheu.

Arsenali tani synon të përsërisë këtë strategji, duke i ofruar Güler-it mundësinë për të rigjetur veten në një mjedis që vlerëson talentet e rinj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme