Armando Broja: Kombëtarja më ka munguar

“Kombëtarja më ka munguar”. Armando Broja u rikthye në fushën e lojës me Kombëtaren në ndeshjen kundër Anglisë, në minutën e 63-të u aktivizua në vend të Bajramit.
“E dinim se do të ishte e vështirë, Anglia është nivel i lartë. E dimë se ka kualitet. Kemi pasur disa shanse për gol. Ekipi luajti mirë. Nëse përmirësojmë pak gjëra edhe ne mund të jemi në nivel më të lartë”.
“Ka qenë periudhë e vështirë për mua. Kombëtarja më ka munguar. Më pëlqen shumë të luaj për Kombëtaren. Është shtëpia ime, zemra ime. Tifozët ishin të mrekullueshëm. I kënaqur që u ktheva me ekipin, me djemtë. Shpresoj të rikuperohem 100 për qind dhe të kënaqem me futbollin”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




