Armëpushimi midis Izraelit dhe Libanit në fuqi, Trump: Jemi shumë afër një marrëveshjeje me Iranin

Botë | 7 muaj më parë

Një armëpushim 10-ditor midis Izraelit dhe Libanit hyri në fuqi në mesnatë, ndërsa një zyrtar pakistanez tha se një marrëveshje midis SHBA-së dhe Iranit ishte afër, me të dyja palët që pritet të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi dhe më pas një marrëveshje brenda 60 ditëve të ardhshme. Donald Trump gjithashtu u shfaq optimist, duke thënë se bisedimet mund të rifillojnë gjatë fundjavës dhe se “jemi afër fundit”. 

Ndërkohë, “ditë historike për Libanin”, shkroi Presidenti i SHBA-së Donald Trump në Truth Social, duke mirëpritur marrëveshjen.

Megjithatë, mediat ndërkombëtare po raportojnë për sulme të vazhdueshme në periferitë jugore të Bejrutit, menjëherë pas marrëveshjes së armëpushimit, e cila u njoftua dje (16 prill) nga Trump.

Në të njëjtën kohë, ushtria libaneze akuzoi Izraelin për granatime, duke shkelur armëpushimin, ndërsa Hezbollahu, nga ana e tij, njoftoi se kishte shënjestruar objektiva izraelite në shenjë hakmarrjeje.

Në të njëjtën kohë, Trump tha në një postim tjetër se shpreson që Hezbollahu të “sillet mirë”.

“Shpresoj që Hezbollahu të sillet mirë gjatë kësaj periudhe të rëndësishme. Do të jetë një moment i shkëlqyer për ta nëse e bëjnë këtë. Mjaft me vrasjet. Më në fund duhet të kemi paqe”, shkroi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme