Arrestohet marinari italian në Portin e Durrësit, kapet duke tentuar të kalojë lëndë narkotike

Aktualitet | 12 muaj më parë

Një 25-vjeçar italian me inicialet S.M., i punësuar si marinar në një traget të linjës Durrës-Ankona, është arrestuar në terminalin e pasagjerëve të Portit të Durrësit. Ai u kap në flagrancë duke tentuar të kalojë një pako me lëndë narkotike, e dyshuar si kanabis.

Kontrolli ndaj tij u krye pas informacionit të siguruar nga rrugë operative. Lënda narkotike u sekuestrua si provë materiale, ndërsa materiali procedurial i kalon Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për hetime të mëtejshme për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Riu u arrestua në dalje të Republikës së Shqipërisë, në ambientet e terminalit të pasagjerëve, duke shkelur ligjin për trafikimin e narkotikëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme