Arsenal, Arteta: Penalltia për Brighton? Nuk kam parë kurrë diçka

Angli | 2 vite më parë

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta foli për BBC Match of the Day, pas barazimit 1-1 në fushën e Brighton. “Së pari, jam i zhgënjyer me rezultatin dhe mbi të gjitha sepse e nisëm mjaft mirë ndeshjen dhe shënuam gol. Më pas na mungonte kontrolli, humbëm topin dhe nuk i bëmë gjërat e thjeshta sa duhet për të qenë komandues, për të pasur dominimin që na duhej”.

Për penalltinë e Brighton: “Ne jemi vërtet të zhgënjyer me vendimin që çoi te goli, sepse nuk kam parë kurrë diçka të tillë në jetën time”.

Për paraqitjen në pjesën e dytë: “Ne bëmë shumë gjëra jo në mënyrën më të mirë me topin, kështu që nuk patëm momente. Kurrë nuk e pozicionuam veten në zona që të mund të krijonim raste dhe të kundërpërgjigjeshim në kohën e duhur. Mendoj se duhet të bëjmë shumë më mirë se sot dhe për fat të keq humbëm dy pikë”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme