Aston Villa, Emery: Moment historik, të shfrytëzojmë mundësitë tona

Trajneri i Aston Villas, Unai Emery foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Paris Saint-Germain: “I yni është një klub historik në botë dhe kur mbërrita e dija historinë e tyre. E nesërmja do të jetë shumë e veçantë për të gjithë ata që mbështesin Villan, do të jetë një sfidë e madhe për mua dhe lojtarët e mi, por ne kemi besim. Ne do të përpiqemi të shfrytëzojmë maksimumin nga të gjitha mundësitë tona”.
Emery foli edhe për të kaluarën e tij në Paris: “Kam kaluar dy vjet këtu në Paris, ndihem mirë që jam kthyer. Është hera e parë që kthehem. Është shumë e veçantë për mua, jam shumë krenar për mënyrën se si po kthehem këtu, duke luajtur me Villa në Champions League. Do të përpiqem ta shijoj këtë çerekfinale”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




