Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin: Penalizim kush abuzon me çmimet!

Ekonomi | 2 vite më parë

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin në terren për  çmimet gjatë periudhës së festave të fund vitit. Synimi është evidentimi, parandalimi dhe penalizimi i subjekteve tregtare të cilat abuzojnë me çmimet.

Në njoftimin për mediet, Autoriteti i Konkurrencës i siguron qytetarët se do të identifikojë dhe ndëshkojë çdo fenomen të mundshëm të ngritjes artificiale të çmimeve që mund të shkaktohet nga praktikat jo të drejta të konkurrencës.

“Ligji “Për mbrojtjen e konkurrencës” ndalon të gjitha marrëveshjet të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi” kujton Autoriteti i Konkurencës. 

Ai sjell në vemendje të rrjeteve tregtare se shkelja e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës” përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë, në masën deri në 10 për qind të xhiros së vitit financiar paraardhës të subjekteve të përfshira në marrëveshje të paligjshme”, deklaron Autoriteti i Konkurrencës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme