Avari në linjën e tensionit të lartë, “errësirë” në disa zona të Tiranës, OSSH po punon për rikthimin e energjisë

Aktualitet | 10 muaj më parë

Një defekt teknik në rrjetin e transmetimit ka lënë pa energji elektrike disa zona të kryeqytetit mbrëmjen e sotme.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 20:30 është stakuar linja e transmetimit 110kV “Tirana 220 kV – Traktora”, e cila është në administrim të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST).

Menjëherë pas avarisë, grupet e Operatorit të Shpërndarjes (OSSH) kanë nisur punimet teknike, duke përdorur linjat dytësore përmes skemave unazë për të furnizuar abonentët.

Raportohet se institucionet e rëndësisë së veçantë janë furnizuar menjëherë me energji, ndërsa në disa lagje situata është normalizuar brenda 30 minutave të para.

Zonat pa energji

Pavarësisht ndërhyrjes, aktualisht vijojnë të mbeten pa energji elektrike disa lagje kryesore, kryesisht në pjesën lindore dhe juglindore të Tiranës:

Një pjesë e rrugës “Ali Demi”;

Zona e Freskut;

Zona pranë Teleferikut;

Zonat pranë “Rrugës së Elbasanit”.

“Grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për rikthimin e plotë të energjisë në të gjitha zonat e prekura.“ thuhet në njoftim.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme