Bagnaia synon “pokerin” në shtëpinë e Markezit

Moto Gp mbërrin në Evropë me garën për Çmimin e madh të Spanjës. Një pistë tepër e pëlqyer si për Marc Markez ashtu edhe për Francesco Bagnaia, të cilët kanë fituar tre herë në Herez. Të dy pilotët synojnë pokerin në fundjavën e garës spanjolle.
Pas një fillimi sezoni krejtësisht jashtë kontinentit të vjetër, MotoGP mbërrin në Evropë në fundjavën e parë të muajit maj, për Çmimin e Madh të Spanjës, i pari i një serie të pandërprerë prej dymbëdhjetë etapash në kontinentin tonë, që është e destinuar të përfundojë vetëm në Misano, në fund të verës së ardhshme.
Për Francesco Bagnaia, i thirrur për të frenuar vrullin e Marc Markez dhe vëllait të tij, nuk mund të kishte një teatër më të përshtatshëm dhe më të favorshëm se ai i Jerez de la Frontera. Në fakt, Pecco ka qenë i pamposhtur në shtëpinë e Markezit, që nga viti 2022.
Tre fitore radhazi në qarkun Andaluzian që janë të barabarta me ato të arritura nga rivali i tij i drejtpërdrejtë dhe shoku i skuadrës, midisi 2014-2019. Marc përballet me garën e parë të sezonit evropian pas një fillimi të jashtëzakonshëm të botërorit dhe fillimit të aventurës së tij me Ducatin.
Ndërkohë që 8 herë kampioni i botës kujton edhe faktin se pikërisht në këtë pistë nisi seria e rrëzimit dhe dëmtimeve të tij të njëpashnjëshme. Por tani spanjolli vjen në Jerez pas 4 fitoreve të para, ndërsa Banjai 1, edhe kjo e arritur nga italiani për faktin se Markez u rrëzua. Të gjithë presin një duel të zjarrtë, midis dy vëllezërve Markez dhe Banjaias.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





