Bajerni pretendon kompensim nga FIFA për Dejvis, CEO kritik me Federatën Kanadeze: Jo profesionale dhe sipërfaqësore!

Gjermani | 2 vite më parë

Bajerni i Mynihut nuk ka ndër mend që të kalojë pa ngritur zërin dëmtimin e Alfonso Dejvis. Burime pranë klubit bavarez kanë bërë me dije për mediet gjermane se FIFA është e detyruar që ta kompensojë për dëmin me një shifër që arrin deri në 7.5 milionë euro.

Ndërsa po sot shefi i ekzekutivit i Bajernit, Jan-Kristian Dresen ka shkuar edhe më tutje duke pretenduar një shpjegim nga Federata Kanadeze e Futbollit, të cilën e ka kërcënuar me proces gjyqsor.

“Ne kemi të drejtë të kërkojmë që të hidhet dritë mbi atë çfarë ndodhi. Që të aktivizosh një lojtar, i cili ka ankuar dhimbje në një ndeshje pa asnjë vlerë në këndvështrimin tonë minimalisht është neglizhencë. Aktivizimi i Dejvisit edhe nga ana sportive nuk ka asnjë justifikim pasi Kanadaja nuk luantë për asgjë pasi si vend organizator është e kualifikuar në Kupën e Botës. Edhe për Foncin nuk mund të themi asgjë pasi ai ka luajtur pasi është kapiteni i skuadrës dhe si i tillë ka ndjerë përgjegjësi për të zbritur në fushë. Mendoj se grmbullimet e muajit mars në kombëtare janë me rrezik dhe ky aspekt duhet parë me kujdes”, tha Jan-Kristian Dresen.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme