Bashkëshortet e Rodrigez dhe Greif akuzojnë tifozët sauditë:

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Fundi i ndeshjes mes Majorkës dhe Realit të Madridit në Xhide, e vlefshme për një vend në finalen e madhe të Superkupës së Spanjën, ka përfunduar me skandal si në fushë edhe jashtë saj.

Në fushë lojtarët e të dy ekipeve përfunduan ndeshjen duke u zënë me njëri-tjetrin ndërsa në shkallët e stadiumit tifozët sauditë kanë “përfituar” nga kaosi duke ngacmuar disa prej familjarëve të futbollistëve.

Kështu përpara mikrofonëve të medieve spanjolle dolën për të denoncuar këtë skandal bashkëshortet e dy futbollistëve të Majorkës, Dani Rodríguez dhe Dominik Greif.

“E vërteta është se djemtë e këtij vendi na kanë ngacmuar. Unë dhe Natali, gruaja e Dominik Greif, u skandalizuam nga ajo që ndodhi”, tha Kristina Palavra, bashkëshortja e Dani Rodriguez.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme