Berisha: Të shkrihet parlamenti, ky është i vetmi vendim i drejtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur para hyrjes në godinën e Kuvendit, ndërsa jashtë Parlamentit vijon protesta e qytetarëve, të cilët ndodhen pas gardhit metalik të vendosur nga policia.
Berisha tha se Parlamenti duhet të shkrihet dhe se ky është i vetmi vendim i drejtë dhe të dëgjohet zëri i protestës.
“Mblidhet në rrethim. I vetmi akt i përgjegjshëm i tij është të deklarojë fundin e tij, shkrirjen e tij dhe t’i hapë rrugë zgjidhjes që kërkojnë mbarë rinia dhe qytetarët shqiptarë. Çdo akt tjetër është fund e krye i pavlerë. Ndaj, ne kërkojmë sot vetëshpalljen, shkrirjen e këtij parlamenti. Ky është i vetmi vendim i drejtë që Parlamenti mund të marrë sot”, tha Berisha.
Deklarata e Berishës u bë në një kohë kur para Kuvendit vijojnë tensionet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit. Protestuesit kanë tentuar të çajnë gardhin metalik të vendosur përreth institucionit, ndërsa policia ka përdorur autobotin me ujë për t’i shpërndarë.
Në zonë janë vendosur masa të shtuara sigurie për mbarëvajtjen e seancës së fundit plenare të kësaj legjislature.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




