Bllokuan rrugët e Tiranës- Procedohen penalisht 16 protestues, 2 në kërkim

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht gjashtëmbëdhjetë persona, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
Gjithashtu, po punohet për shoqërimin e shtetasve E. Q. dhe M. C., të shpallur në kërkim policor.
Mes të proceduarve janë A. K., 46 vjeç, L. K., 33 vjeçe, A. Ll., 30 vjeçe, E. K., 32 vjeç, A. K., 30 vjeç, T. K., 24 vjeç, M. Y., 22 vjeç, Xh. D., 23 vjeç, S. T., 22 vjeç, I. Xh., 44 vjeç, E. Q., 41 vjeç, E. K., 23 vjeç, A. D., 21 vjeç, S. Gj., 33 vjeç, A. K., 30 vjeç dhe E. L., 21 vjeç.
Sipas njoftimit të policies, këta persona dyshohet se kanë nxitur pjesëmarrësit e tubimit që ta vijonin protestën përtej orarit të njoftuar nga organizatorët (18:00–22:00), duke mos respektuar perimetrin e përcaktuar. Si pasojë, është shkaktuar bllokim i qarkullimit dhe pengesë në lëvizjen e mjeteve.
“Një pjesë e protestuesve janë futur edhe në zonën e fan festës në sheshin “Skënderbej”, duke prishur qetësinë publike dhe duke bërë thirrje që qytetarët të bashkoheshin tubimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Tiranës njofton se vijon puna për identifikimin e personave të tjerë përgjegjës, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




