Boks/ Uldedaj mund Lambert dhe fiton titullin kampion bote IBO në Londër

Jurgen Uldedaj ka kthyer ëndrrën në realitet duke mundur mbrëmjen e kaluar rivallin e tij nga Kameruni, Rolly Lambert Fogoum, në një duel ku u vendos çmimi IBO.
Boksieri i talentuar shqiptar, i cili vinte në këtë takim me një rekord prej 29 fitoresh dhe 1 humbjeje arriti që të bënte të vetin titullin duke i shkaktuar humbjen e katërt në karrierë rivalit, i cili numëronte 18 fitore dhe një barazim.
Uldedaj e dominosi ndeshjen dhe siguroi fitoren pas disa raundeve të ekuilibruara, duke u shpallur fitues në “O₂ Arena” në Londër. Ky është një sukses historik për boksin shqiptar, pasi Uldedaj bëhet boksieri i parë nga Shqipëria që arrin një titull botëror në këtë kategori.
“Kampion i botës IBO – ëndrra u bë realitet! Sot është dita që kam ëndërruar gjithë jetën time. Pas shumë viteve sakrifice, mundi dhe besimi në Zot, u shpalla Kampion i Botës IBO në peshën cruiser. Ky titull nuk është vetëm i imi – është për gjithë shqiptarët kudo që janë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




