Botërori Brazil 2027/ Kombëtarja e vajzave njeh nesër kundërshtaret e Play-off-it

Kombëtarja | 5 muaj më parë

Pas kualifikimit historik në fazën play-off të Kampionatit Botëror “Brazil 2027”, Kombëtarja e vajzave do të njohë nesër emrat e kundërshtareve të saj në këtë fazë për të dy raundet. Shorti do të hidhet në orën 12:00 në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës, ndërsa do të transmetohet live në kanalin FSHF TV.

Skuadra e drejtuar nga Armir Grima ka tetë kundërshtarë të mundshëm në shortin për raundin e parë të fazës play-off: Sllovenia, Polonia, Serbia, Ukraina, Zvicra, Portugalia, Skocia dhe Uellsi.

Me shtatë prej tyre vajzat kuqezi janë përballur më herët, ndërsa Serbia mbetet e vetmja kundërshtare potenciale me të cilën Shqipëria nuk ka luajtur asnjëherë.

Shorti do të përcaktojë jo vetëm përballjen e raundit të parë, por edhe rrugën e mundshme të Shqipërisë në raundin e dytë të play-off-it, në garën për një vend në Botërorin “Brazil 2027”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme