Botërori i skive në RTSH/ Kolturi e 12-ta, Sara Hector befason amerikanet në slalomin gjigand

Lara Colturi ka përfunduar në vendin e 12-të garën e saj në slalomin gjigant pas dy lëshimeve në paraditen e sotme në Republikën Çeke. Eventi, i cili u transmetua në rrjetin e Radio Televizonit Shqiptar, u u dominua nga skiatporia suedeze, Sara Hector, e cila pas dy lëshimeve mori vendin e parë me kohën 2:23.86. Falë kësaj performance Hector la pas dy amerikanet Paula Moltzan (2:24.04) dhe Mikaela Shiffrin 2:24.09).
Sa i përket renditjes së përgjithshme në disiplinën e slalomit gjigant, Lara Colturi mban vendin e 14-të me 155 pikë. Sa i përket podit Julia Scheib e kryeson me 560 pikë. Në vendin e dytë ndodhet Camille Rast dhe Sara Hector.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




