Botërori për Klube, FIFA përjashton Club León

Futboll Bota | 2 vite më parë

Meksikanët e Club Leon janë përjashtuar nga Botërori i ardhshëm i Klubeve i planifikuar për në qershor në Shtetet e Bashkuara. Këtë e ka bërë të ditur FIFA në një deklaratë, duke shpjeguar se, “pas procedurave disiplinore të nisura kundër CF Pachuca dhe Club León, presidenti i Komisionit Disiplinor të FIFA-s ka vendosur t’ia referojë çështjen drejtpërdrejt Komisionit të Apelit të FIFA-s në përputhje me nenin 56, paragrafi 3 i Kodit Disiplinor të FIFA-s”.

“Pas vlerësimit të të gjitha provave në dosje, Presidenti i Komitetit të Apelimit ka vendosur që CF Pachuca dhe Club León nuk kanë përmbushur kriteret e pronësisë të përcaktuara në nenin 10, paragrafi 1 i Rregullores së Kupës së Botës të Klubeve dhe për këtë arsye, në përputhje me nenin 10, paragrafi 4, FIFA ka përcaktuar se Club Leon do të hiqet nga gara”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme