Bujqësia amerikane mund të jetë objektiv në luftën tregtare

Njoftimi i të mërkurës i tarifave të reja të BE-së për mallrat amerikane janë masat e para të tilla nga Brukseli që kur Trump filloi valën e tarifave.
BE-ja është vendosur të konfirmojë se cilat produkte do të preken nga reagimi i saj ndaj tarifave të çelikut dhe aluminit brenda 24 orëve të ardhshme, por duket se ka gjasa që fermerët amerikanë të jenë në shënjestër.
Prodhimet bujqësore janë shpesh objektivi në luftërat tregtare dhe agjencitë e shumta të lajmeve po sugjerojnë se shpendët, misri dhe frutat, janë ndër mallrat që do të ndikohen.
Në mënyrë të ngjashme, motoçikletat janë në vijën e zjarrit. E gjithë kjo do të kujtonte tarifat që BE vendosi kur Trump synoi çelikun dhe aluminin në mandatin e tij të parë në detyrë.
Një ndryshim mund të jetë se uiski amerikan nuk është në shënjestër sepse Trump ka kërcënuar me tarifa edhe më të rrepta për evropianët. BE-ja ka prirje ta mbrojë këtë industri që është në vështirësi. BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




