“Buxheti i kuruar e në mbështetje të qytetarëve”, eksperti analizon dokumentin e qeverisë: Përmban politika sociale
Ndërsa diskutohet në nivel ekzekutiv legjislativ, buxheti i vitit të ardhshëm projektohet në vlerësimet e ekspertëve nga disa këndvështrime. Ekspert në vite e drejtues në disa institucione, Eduard Gjokutaj e sheh të kujdesshëm planifikimin në këndvështrim biznesi.
“Buxheti është i kuruar sa i përket hartimit të tij. Buxheti fillon të mbajë dhe luaj një rol konservator sa i përket investimeve në infrastrukturë, por tashmë edhe në mbrojtje dhe më pak investime në inovacion dhe në kërkime-zhvillimi të cilat kanë peshën e tyre. Investimet në inovacion dhe kërkim-zhvillim i shërbejnë atyre industrive që i përdorin”, u shpreh Gjokutaj.
Sipas ekspertit Gjokutaj, të konsideruara janë edhe politikat sociale.
“Në këndvështrimin e qytetarit, përfitueshmëria vijon të mbete kryesisht te shtresat vulnerabël, të cilat marrin një fond më të shtuar se viti iu kaluar. Në këtë këndvështrim që e kemi parë, edhe fondet për pensionet, nëse nuk do të ketë burime shtesë apo edhe forma të tjera financimi, nuk mbulohen dot me fondet e këtij buxheti pa ndërhyrje të tjera në vitin 2026”, theksoi eksperti.
Për qytetarin ka politika mbështetëse.
Për një shtresë më specifike, atë të të rinjve, ky projektimi i buxhetit ka mundësi të jetë më reflektiv.
“Politikat për të rinjtë, kemi një shikim më të kujdesshëm se në vitet e kaluara, por është shumë pak reflektiv në raport me ato se çfarë nevojat dhe kërkesat në rritjet të cilat janë të mbartura, por janë edhe kërkesat e reja”, deklaroi Gjokutaj.
Gazetare: Entela Komnino
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




