Historia e Tahos/ Grumbullimi nga Maran shans i artë për të rifituar vendin te Inter U-23

Kombëtarja | 28 minuta më parë

Dëmtimi i Sherrit dhe pezullimi i Berishës ka detyryar Rolando Maran që të grumbullojë Alain Taho, i cili do të ketë shansin e madh të jetës.

Portieri i talentuar, i cili është formuar në akademinë e Interit, figuron mes lojtarëve, të cilët do të jenë në dispozicion të teknikut për ndeshjen kundër San Marinos.

Historia e tij është mjaft e veçantë pasi ky grumbullim mund të jetë një shans për të rifituar një vend me Interin e moshave deri në 23 vjeç.

Taho vitin e kaluar mbylli sezonin me një episod mjaft të rëndë pasi në një ndeshje të vlefshme play-off të kampionatit Primavera ai mori karton të kuq përballë Cesena-s. Protestat e gjata i kushtuan Tahos, i cili mori edhe një dënim të rëndë nga disiplina e turneut, e cila vendosi ta pezulllonte për tetë ndeshje.

Fillimi i këtij sezoni nuk ka qenë pozitiv për Tahon, të cilit edhe pse iu premtua se do të kishte hapësirë në Interin e 23-vjeçarëve, trajneri Stefano Vecchi gjithmonë ka aktivizuar në portë Melgrati-n. Për këtë motiv grumbullimi në ekipin e të rriturve të Shqipërisë ka një peshë specifike për 19-vjeçarin pasi do të ketë mundësinë që nëpërmjet ngjyrave kuqezi të rikthehet titullar edhe me Interin. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme