Çështja “Olmo”, Barcelona kthen sytë nga shteti

Data katër janar ka gjetur Barcelonën pa shërbimet e Dani Olmos dhe Pau Viktor. Sipas medieve spanjolle klubi katalan po kërkon dëshpërimisht që të rregjistrojë dy futbollistët, të cilët kanë mbetur jashtë listave pasi Barcelona nuk ka plotësuar kushtet e nevojshme ekonomike për të shtuar lojtarët në fjalë.
Pas refuzimit të Federatës dhe La Ligës tani Barcelona ka kthyer sytë nga shteti spanjoll. Çështja në fjalë i ka shkuar pikërisht Këshillit Superior të Sportit për shqyrtim. Nëse edhe “CSD” nuk do të pranonte apelin e bërë nga klubi atëherë për Olmon dhe Viktor mund të konsiderohet sezoni i mbyllur… të paktën si lojtar të Barçës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




