Daçiç takohet me Lavrov – Pritet të flasin për Kosovën dhe Ballkanin

Rajon | 3 vite më parë

Kryediplomatët e dy vendeve aleate, me lidhje të ngushta historike, Serbisë dhe Rusisë, pritet të takohen këtë të enjte në Moskë, për të diskutuar, sipas ministrisë së jashtëm ruse, një sërë çështjesh si ndërveprimi I përbashkët politik dhe ai ekonomikë, por edhe zhvillimet në lidhje me Kosovën dhe Ballkanin në tërësi. 

Në kryeqytetin rus, ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç shkon me ftesë të homologut të tij rus Sergej Lavrov për të ndjekur një miqësore mes ekipeve kombëtare të shteteve të tyre. Serbia bëhet kështu kombëtarja e parë e një vendi që merr pjesë në evropian që luan një ndeshje futbolli në Rusi qëkur Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Përballjen mes dy kombëtareve, federate ruse e futbollit e ka cilësuar si duel mes vëllezërve.  Serbia ndërkohë është I vetmi vend në Europë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, pavarësisht thirrjeve të Brukselit për të bërë një gjë të tillë.

Gazetare E.Pepa

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme