Dani Carvajal rikthehet në fushë, mbrojtësi firmos me Getafen

Në fund, ai nuk u largua shumë larg. Dani Carvajal qëndron në Madrid, ose të paktën në zonën metropolitane. Ish-mbrojtësi i krahut i Real Madridit ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me Getafen. Mbrojtësi 34-vjeçar ishte lojtar i lirë që prej 30 qershorit.
Finalizimi i marrëveshjes kërkoi negociata të gjata me klubin spanjoll. Kështu, kampioni i Evropës me Spanjën rikthehet në fushë. Getafe e njoftoi nënshkrimin me këtë deklaratë:
“Getafe CF ka arritur një marrëveshje me Dani Carvajal, duke e lidhur atë me klubin deri më 30 qershor 2027. Si lojtar i kombëtares spanjolle me 51 paraqitje dhe një karrierë të gjatë në nivelet më të larta, Carvajal nis një kapitull të ri në rrugëtimin e tij sportiv në jug të Madridit.”
“Gjatë karrierës së tij, Dani Carvajal ka fituar gjithsej 29 trofe me ekipin e parë të Real Madridit dhe kombëtaren spanjolle, përfshirë gjashtë tituj të UEFA Champions League dhe Kampionatin Evropian të vitit 2024 me Spanjën”.
Getafe CF i uron mirëseardhjen Dani Carvajal-it dhe i dëshiron shumë suksese në këtë kapitull të ri. Mirë se vjen në Coliseum, Dani!” – përfundon deklarata.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




