RTSH Korça nis sezonin e ri televiziv me emisione të reja dhe studio të rinovuara, më pranë publikut

Televizion | 54 minuta më parë

RTSH Korça nis sezonin e ri televiziv me risi në programacion, emisione të reja dhe studio të rinovuara, duke sjellë më pranë publikut zhvillimet, ngjarjet dhe problematikat e qarkut.

Një hapësirë e re televizive, me më shumë dinamizëm, ide dhe formate që synojnë të informojnë, edukojnë dhe argëtojnë shikuesit.

Llazi Saro, kryeredaktor i RTSH Korçë, “Me energji, ide dhe studio të reja ka nisur sezoni i ri televiziv 2026-2027 në RTSH Korça. Kemi rikonceptuar një pjesë të emisioneve ekzistuese nga sezoni i kaluar, teksa kemi ndërtuar dhe krijuar edhe disa emisione të tjera që i bashkohen grilës programore për sezonin e ri. Kemi ndërtuar studiot e reja, të cilat do të jenë studiot e sezonit të ri 2026-2027. Ndërkohë, jemi në punë e sipër për të kompletuar të gjithë grilën programore të këtij sezoni të ri. Ajo që do të jetë risia për publikun besnik të RTSH Korçës do të jetë paketa e plotë e emisioneve, e cila do të mbështetet në tre shtylla kryesore. Këto shtylla do të jenë informimi, edukimi dhe argëtimi për publikun besnik të RTSH Korçës.”

Përveç edicioneve informative, publiku do të ketë mundësi të ndjekë emisione të reja, rubrika tematike dhe biseda me personazhe nga fusha të ndryshme, duke i dhënë zë komunitetit dhe duke sjellë në vëmendje histori njerëzore, tradita, kulturë, rininë dhe zhvillimet lokale.

Me studio të reja dhe një qasje të rifreskuar, RTSH Korça synon të ofrojë një ekran më pranë qytetarëve, duke ruajtur misionin e shërbimit publik dhe duke iu përgjigjur interesit të publikut për informacion të besueshëm dhe përmbajtje cilësore.

Gazetare: Eftjola Fili

 / rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme