Dëmtohet kabulli nënujor që lidh Gjermaninë me Finlandën, paralajmërime për “luftë hibride” të mundshme

Botë | 2 vite më parë

Kabulli nënujor i telekomunikacionit me gjatësi prej 1170 kilometrash që lidh Gjermaninë me Finlandën është dëmtuar, çka ka bërë që autoritetet e dy vendeve të nisin një hetim për incidentin. Këputja e kabullit me fibra optike vjen në një kohë tensionesh të përshkallëzuara me Rusinë.

“Siguria jonë evropiane, jo vetëm që kërcënohet nga kërcënimi i luftës së agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, por gjithashtu nga lufta hibride ndërmarrë nga aktorë dashakeqës”, u shprehën ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Finlandës në një deklaratë të përbashkët.

Të dielën që lamë pas Suedia raportoi se kabulli që mundësonte lidhjen e internetit mes saj dhe Lituanisë kishte humbur sinjal. Incidentet erdhën në një kohë që Suedia dhe Finlanda, të cilat u bënë pjesë e NATO-s pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, kanë filluar të udhëzojnë qytetarët e tyre se sit ë mbijetojnë në rast lufte. 

Miliona qytetarë të dy vendeve nordike do të pajisjen me broshura udhëzimesh se sit ë përgatiten në rast konfliktesh ushtarake, ndërprerjes komunikimesh dhe mungese të furnizimit me energji elektrike.  Dëmtimi i dy kabllove ndodhi në detin Balltik, aty ku prokurorët gjermanë ende po hetojnë dëmtimin në vitin 2022 të gazsjellësve Nordstream mes Rusisë  dhe Gjermanisë.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme