Dëmtohet Oliver, FIFA i beson ndeshjen Ekuador-Bregu i Fildishtë arbitrit Francois Letexier

Kryesori anglez Premier League, Michael Oliver, nuk do të jetë gati për ndeshjen mes Ekuadorit dhe Bregut të Fildishtë. Gjyqtari britanik është zëvendësuar nga FIFA me francezin Francois Letexier.
Sipas FIFA-s Oliver nuk do të jetë në këtë takim për arsye shëndetësore. Sipas njoftimit mësohet se Oliver nuk do të largohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi do t’i besohen ndeshje të tjera. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




