Deputetet Kushi dhe Mila mbështesin të rinjtë, mundësi trajnimi për sipërmarrjet në fshat

Politikë | 11 muaj më parë

Të rinj që ikin, por ka edhe nga ata që qëndrojnë dhe kontribuojnë në fshatrat e tyre. Ky ishte mesazhi që të rinj nga qarku i Elbasanit kërkuan të përcillnin në aktivitetin me titull “Rinia e Zonave Rurale Në fokus Tradita, talente dhe Mundësi”. Arsyet pse ata largohen janë edhe sfida e qeverisjes vendore dhe qendrore. Për deputeten Evis Kushi, nxitja e tyre për të ndërmarrë iniciativa sipërmarrëse do të ndikonte në mbajtjen e të rinjve në fshat.

“E dimë që arsyet lidhen edhe me mungesën e perspektivës në fshat. Janë elementë që ne duhet të punojmë fort për të ofruar edhe në fshat, në zona të largëta me të njëjtën cilësi, me të njëjtin intensitet, ashtu sikurse edhe në qytet. Ne duhet të nxisim te të rinjtë edhe shpirtin e sipërmarrjes, iniciativave të reja dhe t’i mbështesim”, theksoi Kushi.

Për deputeten Sara Mila integrimi në BE është po aq i rëndësishëm edhe për zonat rurale.

“Dua që ju të jeni në vijën e parë të atij kontributi dhe zhvillimi që Elbasani duhet ët japi për rrugën drejt BE. Nëse nuk bëni ju që dini teknologjinë, që keni ëndrrat, pasionet…, nuk e bëjnë më prindërit tuaj këtë, duhet ta bëni ju. Ne do tju ndihmojmë me mekanizmat dhe politikat”, tha deputetja Mila.

Të rinjtë e Qarkut të Elbasanit do të ndërmarrin disa fushata dhe trajnime në mënyrë që ata të zhvillojnë talentet e tyre në zonat rurale ku banojnë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme