Deputetja Ekonomi: Të kontrollohet fuqia e rrjeteve sociale të fëmijëve

Deputetja e PS-së Milva Ekonomi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, duke ju referuar ngjarjes tragjike të humbjes së jetës së një të mituri nga bashkëmoshatari i tij, deklaroi se duhet të kontrollohet fuqia e rrjeteve sociale tek fëmijët, sepse këto rrjete më së shumti nuk prodhojnë vlera pozitive me karakter edukativ.
“Kjo është një ngjarje që na ka tronditur të gjithëve. Ndjen dhimbjen që pëson familja. Duhet të reflektojmë në raport me shkollën, prindërit dhe shoqërinë. Ka ardhur momenti për pakt të ri mësues e prindër, për një kontroll më të shtuar ndaj fëmijëve. S’është vetëm detyra e shkollës për edukimin e tyre, por dhe e prindërve që ata të marrin realisht përgjegjësi. Duhet të kontrollohet fuqia e rrjeteve sociale që i shmangin fëmijët nga pozitiviteti dhe edukimi. Të shtohen projektet, aktivitet, që të bëhen më të shoqëruar.”, tha Ekonomi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




