Dhuna ndaj 17-vjeçares në Fier, lihen në “arrest me burg” 19-vjeçarja dhe 15-vjeçarja, e mitura tjetër në “arrest shtëpie”

Aktualitet | 4 muaj më parë

Prokuroria e Fierit ka caktuar masën “arrest me burg” për 2 prej vajzave që u përfshinë në rastin e rëndë të dhunimit të 17-vjeccares në Fier, ndërsa ndaj vajzës tjetër të përfshirë është caktuar masa “arrest shtëpie.

Është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për 19-vjeçaren L.L. Ndaj një 15-vjeçareje me inicialet M.K. është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa është urdhëruar trajtimi i detyruar në një spital psikiatrik.

Po ashtu, ndaj 15-vjeçares tjetër me inicialet K.D. është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Masat e sigurisë pritet t’i nënshtrohen shqyrtimit për vlerësim në Gjykatën e Fierit brenda afatit ligjor prej 72 orësh.

Rasti ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, pasi pamjet e dhunës ndaj të miturës u shpërndanë gjerësisht në internet. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme