Dita e sotme do të ketë mot të kthjellët me vranësira kalimtare

Aktualitet | 2 vite më parë

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti do të jetë me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet malore të territorit kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe karakter lokal. Era do të fryj me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të ketë shpejtësi 12 m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat e regjistruara:

Në zonat malore 3 deri 16 °C                                                                                                                                                         

Në zonat e ulëta 4 deri 21 °C                                                                                                                                                                

Në bregdet 8 deri 22 °C

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme