Dokumentari “Revolution 304”/ Yamal s’ka harruar rrënjët: Fushat e futbollit shtëpia e dytë

Lamine Yamal nuk i ka harruar rrënjët e tij. Pavarësisht se u kthye në një nga yjet më të mëdhenj në futbollin botëror, sulmuesi i Barçës ende e çmon fëmijërinë e tij në Rocafonda, lagjen Mataró ku u rrit dhe përjetoi disa nga momentet më përcaktuese të jetës së tij.
Në dokumentarin e tij, Revolution 304, futbollisti kujton me dashuri pasditet e pafundme duke luajtur në qendrën sportive, me një akullore dhjetë centëshe dhe miqtë e tij si personazhe kryesore.
“Fëmijëria ime kaloi në Rocafonda. Qendra sportive është vendi më i veçantë sepse isha gjithmonë atje pas shkollës, dhe të shkoja për të luajtur ishte gjëja më e mirë ndonjëherë. Të gjithë fëmijët ishin atje duke pritur të luanin. Merrja një akullore dhjetë centëshe dhe kaloja gjithë pasditen atje duke luajtur. Ne ishim atje nga ora katër e pasdites deri në orën nëntë, derisa dritat fikeshin. Dhe ishte e pabesueshme për mua”, rrëfen lojtari spanjoll.
Një kujtim i thjeshtë që pasqyron rëndësinë e atyre viteve për futbollistin e ri. Përpara stadiumeve të mëdha, titujve dhe njohjes ndërkombëtare, bota e tij ishte në rrugët dhe fushat sportive të lagjes së tij, ku ndante orë të tëra loje me djem të tjerë të moshës së tij. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



