Fotogaleri/ Tension dhe përplasje në ditën e pestë të protestës para Ministrisë së Arsimit

Protesta e të rinjve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë vijon për të pestën ditë radhazi, e shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.
Gjatë tubimit, protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, ndërsa kanë vendosur kosha mbeturinash në mes të rrugës dhe më pas u kanë vënë flakën.
Në përgjigje të situatës së tensionuar, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.
Protesta vijon në një klimë të tensionuar, duke u përballur me akte dhune dhe dëmtime gjatë zhvillimit të tubimit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.












