Dortmund, Kovac: E njohim Barçën, duam të përfitojmë nga dobësitë e saj

Trajneri i Borussia Dortmundit, Niko Kovac ka folur për të analizuar ndeshjen e nesërme ndaj Barcelonës. Trajneri foli për kolegun e tij Hansi Flick: “Ne e njohim mirë njëri-tjetrin dhe e vlerësojmë njëri-tjetrin si njerëz. E dimë gjithashtu se si e shohim futbollin e njëri-tjetrit. Jemi të vetëdijshëm për cilësinë e sulmuesve të Barcelonës dhe duhet të mbrohemi mirë. Duam të përfitojmë nga dobësitë e tyre”.
“Unë mendoj se Barcelona është favorite nesër”, përsëriti trajneri, “por Dortmundi luajti në finalen e sezonit të kaluar. Këtu, gjithçka është e mundur. Nuk jemi favoritë, por kjo nuk do të thotë asgjë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




