Dosja “SASPAC”/ SPAK paraqet prova të reja, GJKKO shtyn seancën më 6 maj

Aktualitet | 6 muaj më parë

Në procesin gjyqësor për dosjen “SASPAC”, ku mes të akuzuarve është edhe ish-zyrtari Ilir Beqaj, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka paraqitur një provë të re përpara gjykatës.

Bëhet fjalë për një laptop të sekuestruar më herët gjatë këtij viti, në pronësi të Alfred Nikolli. Nga kjo pajisje është nxjerrë një dokument në format Excel, i cili përmban të dhëna mbi shpenzimet e kryera nga Nikolli në një event.

Prova e re iu paraqit gjyqtares Elsa Ulliri gjatë seancës së fundit, duke u bërë pjesë e materialeve të shqyrtuara në kuadër të këtij procesi.

Nga ana tjetër, avokatët mbrojtës kërkuan kohë për t’u njohur me aktin e ri të paraqitur nga SPAK. Për këtë arsye, Gjykata e Posaçme vendosi shtyrjen e seancës, duke caktuar datën 6 maj, ora 10:00, për vijimin e gjykimit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme