“Durrës Fest“, skenë e folklorit evropian. Gjashtë ansamble shpalosin këngë, valle dhe tradita në qytetin bregdetar

Kulturë | 2 muaj më parë

Festivali ndërkombëtar folklorik “Durrës Fest” solli në Durrës një mbrëmje me ngjyra, ritme dhe tradita nga vende të ndryshme evropiane. Sheshi “Liria” dhe bulevardi “Epidamn” u kthyen në skena të folklorit, ku grupet pjesëmarrëse prezantuan këngët dhe vallet e vendeve të tyre.

Risia ishte grupi nga Izraeli, me valltarë te zakonshem si dhe 6 artiste me aftesi ndryshe. Ai performoi për herë të parë në Durrës, ndërsa artistët vlerësuan mikpritjen shqiptare dhe organizimin e festivalit. Koreografi Romi Siman tha se për Durrësin kishin përgatitur një koreografi speciale.

“Ne vijmë për herë të parë në Durrës dhe kemi një grup shumë special për këtë shfaqje, pasi në përbërje kemi edhe persona me aftësi të ndryshe që do të performojnë në karrige me rrota. Shqipëria është një vend shumë i bukur dhe na pëlqen shumë mirësjellja e shqiptarëve. Falenderojmë organizatorët që na ftuan në këtë festival”, tha Siman.

Moderatorja Marsina Aliaj bëri të ditur se aktivitetet do të vijojnë edhe gjatë muajit shtator.

Durrësi është kthyer në një skenë ndërkombëtare të kulturës dhe traditës, duke afruar popuj të ndryshëm përmes muzikës, folklorit dhe artit, me synim forcimin e miqësisë dhe mirëkuptimit mes tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme