Dy gola në minutat e fundit nga Bintsouka e Gudjufi, Partizani mund Laçin në miqësore

Futboll Vendi | 10 muaj më parë

Shumë skuadra kanë preferuar të bëjnë pushim në këtë periudhë, ndërsa te Partizani menduan që sot të luanin një ndeshje miqësore me Laçin e Kategorisë së Parë. Kjo ndeshje filloi në orën 12:00 dhe u fitua nga të kuqtë me rezultatin 2-0.

Trajneri Oltijon Kërnaja e nisi këtë ndeshje testuese me një formacion miks. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Në pjesën e dytë u bënë disa ndryshime dhe në fundin e ndeshjes, Bintsouka dhe Gudjufi, të dy të aktivizuar nga stoli, realizuan dy golat e fitores për Partizanin.

Të kuqtë e mbyllën fazën e dytë të kampionatit me dy humbje ndaj Egnatias dhe Dinamos. Miqësorja me Laçin e arriti qëllimin e stafit teknik, ndërsa tani e gjithë vëmendja kalon te merkatoja e dimrit, ku të kuqtë presin disa përforcime.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme