Dy miqësoret ndaj Maqedonisë së Veriut, publikohet lista e Shqipërisë U-15

Kombëtarja | 5 muaj më parë

Trajneri i Kombëtares U-15, Genti Mahmuti, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore që kuqezinjtë do të zhvillojnë ndaj Maqedonisë së Veriut U-15.

Ndeshja e parë do të luhet më 22 qershor, në ora 18:00, në aneksi i stadiumit “Skënderbeu” në Korçë, ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet më 24 qershor, në ora 11:00, në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër.

Lista e futbollistëve të ftuar për këtë grumbullim përfshin lojtarë që aktivizohen në akademi dhe klube të njohura europiane si Düsseldorf, Pontedera, Wolverhampton, Fiorentina, Sevilla, Atalanta dhe BK Häcken. Njëkohësisht, pjesë e ekipit janë edhe talentet që zhvillohen në Shqipëri, kryesisht në akademinë e FSHF-së, Elite Youth Development.

Lista e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë: Valerio Alijaj, Besardo Ndoj

Mbrojtës: Elez Elqeni, Denian Avdylaj, Dejvis Mesiti, Noseld Bahushi, Romeo Hazizaj, Alesio Gjomarkaj

Mesfushorë: Redjon Margjeka, Elio Tavani, Enea Cela, Kledi Dida, Matias Mehmeti, Gean Ramadani, Elio Mera, Enea Taci

Sulmues: Santjago Perkola, Endi Peculi, Adrian Sina, Samuel Prendi, Albion Qorraj

Dy ndeshjet ndaj Maqedonisë së Veriut do t’i shërbejnë stafit teknik për të vlerësuar nga afër futbollistët e kësaj grupmoshe dhe për të vijuar procesin e ndërtimit të ekipit kombëtar, duke u dhënë mundësi talenteve të spikatura brenda dhe jashtë vendit të fitojnë eksperiencë në arenën ndërkombëtare.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme