Dyfishohen pagat për arbitrat e Kupës së Botës, 86 mijë euro baza dhe bonuse

Botërori 2026 | 5 muaj më parë

Rriten shpërblimet për arbitrat e përzgjedhur për të gjykuar ndeshjet e Kupës së Botës. Sipas “Times”, shpërblimet janë dyfishuar në krahasim me turneun e 2014-ës dhe çdo arbitër kryesor do të marrë një pagë bazë prej rreth 86.000 eurosh.

Kjo shifër mund të rritet në një masë të konsiderueshme, nëse arbitrat gjykojnë ndeshje me eliminim direkt. Në Katar, në 2022-shin, arbitrat kanë përfituar rreth 60.000 euro. Për arbitrat kryesorë dhe asistentët e tyre ka edhe bonuse, nëse seleksionohen për të drejtuar ndeshje të tjera, duke nisur nga 1/16-t.

FIFA ka përzgjedhur 52 arbitra kryesorë, 88 asistentë dhe 30 arbitra për VAR-in për 104 ndeshje të Botërorit. Janë 41 ndeshje më shumë në krahasim me Katar 2022.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme