Ekskluzive/Nazmi Gripshi firmos në Rusi, i bashkohet Dakut

Mesfushori me tipare sulmuese, Nazmi Gripshi, ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, duke u transferuar nga Astana në Kazakistan, te klubi i Superligës ruse, Rubin Kazan. “RTSH SPORT” zbulon ekskluzivisht se 28-vjeçari i lindur në Durrës ka firmosur një kontratë 2.5 vjeçare me Rubin Kazan.
Klubi rus ku luan edhe sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku, mësohet se ka paguar rreth 500 mijë euro për blerjen e kartonit të Gripshit. Përveç Astanës në Kazakistan, Gripshi ka luajtur më parë me Ballkanin në Kosovë, si dhe Teutën e Skënderbeun në kampionatin shqiptar. Në vitin e kaluar, mesfushori mori ftesë edhe nga trajneri i Kombëtares, Silvinjo.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




