Ekstradohet nga Spanja, Lulzim Berisha, i akuzuar për disa ngjarje kriminale kundër jetës

Operacioni për kapjen e tij në Spanjë, i koduar “Sant Joan”, u finalizua më 14 dhjetor 2023, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet FAST Albanias dhe FAST Spanjës.Në vijim të këtij bashkëpunimi, Interpol Tirana dhe Interpol Madridi finalizuan procedurën për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, L.ulzim Berisha., 54 vjeç. Në vitin 2020, atij i është caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vrasja në rrethana cilësuese”, kundër 2 ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.Në bashkëpunim me shtetas të tjerë, 54-vjeçari dyshohet se:-në vitin 2004, ka plagosur me armë zjarri, shtetasit V. L. dhe Xh. N.;-në vitin 2005, në afërsi të fshatit Koxhaj, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin K. S. dhe ka plagosur shtetasin O. T.;-në vitin 2005, ka vrarë shtetasit V. L. dhe A. A., me lëndë shpërthyese të vendosur në kabinën e një ashensori.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




