Elbasani prezanton blerjen e re

Elbasani ka zyrtarizuar afrimin më të ri në skuadër. Edoly Lukoki është blerja më e re e klubit verdheblu.
22-vjeçari francez luan si sulmues krahu dhe së fundi është aktivizuar në ligën e dytë holandeze me FC Eindhoven.
Lukoki ka luajtur edhe kombëtaren e Francës U18, ku në 6 paraqitje ka shënuar edhe 3 gola.
“Lukoki është zhvilluar në akademitë e Nantes në Francë dhe Lecce në Itali. Anësori 22 vjeçar ka nisur eksperiencën profesionale me Standard de Liège dhe i bashkohet ekipit tonë pas eksperiencës së fundit me FC Eindhoven ne ligën e dytë hollandeze”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



