Elton Fikaj lë Greqinë për Poloninë, mbrojtësi kuqezi firmos kontratën e re

Kombëtarja | 9 muaj më parë

Elton Fikaj largohet nga Panathinaikosi në Greqi dhe transferohet në Poloni. Klubi grek ka njoftuar zyrtarisht se Fikaj do të kalojë te Piast Gliwice, ndërsa Panathinaikosi ka mbajtur një përqindje të kartonit të lojtarit shqiptar.

Fikaj luan në pozicionin e mbrojtësit të majtë dhe është 20 vjeç. Ai ka lindur në Greqi, por ka veshur fanellën kuqezi, duke kaluar të gjitha kombëtaret e moshave dhe së fundi është pjesë e Shqipërisë U-21, ku numëron 13 ndeshje.

Mbrojtësi fillimisht ishte pjesë e akademisë së Panathinaikosit dhe më pas, në vitin 2023, firmosi kontratën e parë në futbollin profesionist. Aktualisht, vlera e kartonit të lojtarit shqiptar është 300 mijë euro.

Piast Gliwice merr pjesë në elitën e futbollit polak dhe aktualisht mban vendin e 14-të me 20 pikë. Klubi ka si objektiv mbijetesën në nivelin më të mirë të futbollit polak, kurse Fikaj synon që të luajë rregullisht për të pasur më pas një transferim më të mirë në karrierë. Në Poloni luan edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Julian Shehu.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme