Euroliga në RTSH: Fenerbahçe, në frymën e fundit

Euroliga ka nisur javën e 31-të me një superfitore të Fenerbahçes në Stamboll ndaj Parisit, 101-100 pas koshit në sekondën e fundit nga Hays. Ndeshja nisi me Parisin në avantazh dhe sa më shumë minutat kaloninm aq më shumë shtohej bindja se francezët do të dominonin në këtë mbrëmje në “Ulker Sports Arena”.
Parisi ishte i shpejtë në sulm, i saktë në gjuajte për tri pikë dhe në mbrotje ishte shumë i saktë në ndërhyrjet ndaj lojtarëve të Fenerbahçes që siç edhe trajneri Jasikevicius do deklaronte, francezët ishin një hap para tyre dhe se e nisën ndeshjen keq siç dhe ndodh shpesh.
Në fakt ritmi i Fenerbahçes nuk ishte i mirs ns fillim por pas pushimit ndryshoi. Megjithatë, Parisi nuk frenoi së shënuari dhe perioda e tretë është më e mira për ta teksa shënojnë 33 pikë në 10 minuta dhe komandojnë gjithçka teksa avantazhi më i thellë arrin në 15 pikë për parisienët.
Perioda e katërt nis me disa kosha të shpejtë të turqve ku nisin jo vetëm të shënjestrojnë më mirë por edhe të thyejnë disa sulme radhazi. Kalojnë 7 minuta dhe Parisi ka shënuar vetëm 2 pikë këtë periodë. Vjen barazimi 86-86 dhe që aty gjithçka shkon pikë më pikë.
Kalon përpara herë njëra skuadër, herë tjetra, por francezët e kalojnë momentin e keq dhe shkojnë në +5, 91-96. Në fund faulli i dhënë nga gjyqtari ndaj Jantunen për hapa është shumë i diskutueshëm e ndoshta dhe i gabuar. Kjo bën që sulmi ti takojë Fenerbahçes që me anë të Hays barazon 98-98.
Në pak sekonda në dispozicion Shorts arrin të shënojë koshin e avantazhin 100-98 dhe lë në kronometër vetëm 2,5 sekonda. Fenerbahçe kërkon pushim dhe skema është që topin ta marrë Mcolum , por i mbuluar nga dy vetë bën që pasimi ti shkojë Hays i cili shënon 3 pikësh dhe nuk lë më asnjë sekondë në kronometër duke i dhënë fitoren Fenerbahçes 101-100.
Fenerbahçe me këtë fitore qëndron në vend të 2-të me 1 fitore larg Olympiacos që udhëheq renditjenm ndërsa Parisi zbret në vend të 8-të.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




