Festime në Natën e Bardhë, koncert me emra të njohur të muzikës shqiptare në Sheshin Skënderbej
Ashtu siç është bërë traditë në çdo Natë të Bardhë, edhe këtë vit kryeqyteti ka ofruar koncert, festë dhe ritëm.
Aktivitete për të argëtuar të gjitha grupmoshat u planifikuan në këtë festë Çlirimi nga Bashkia e Tiranës, por krahas organizimeve të shumta qytetarët kanë mundur të vizitojnë institucionet artistike dhe kulturore, të cilat kanë hapur dyert nga ora 8 e mëngjesit deri në mesnatë.
“Menduam të dilnim të shihnim organizimin në Tiranë. Dalim çdo vit në fakt”, u shpreh një qytetare.
Ashtu siç e do tradita, nuk ka munguar edhe këtë vit koncerti madhështor në Sheshin Skënderbej, ku performuan emra të njohur të muzikës shqiptare si Era Istrefi, Kida, Soni Malaj, Majk, Lumi B.
“Kemi ardhur nga Gjermania për Festat e Nëntorit. Një atmosferë shumë e bukur. Dje ishte një atmosferë e paharruar”, tha një tjetër qytetare.
Në shesh nuk mungoi atmosfera për asnjë moment.
Gjithçka ishte konceptuar si një festë 24-orëshe, për t’u mbyllur me spektaklin në Sheshin Skënderbej nën ritmin e muzikës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




