Fitoi trofeun e 40-të, Guardiola mediton largimin: Krenar, Arsenal, Bayern dhe mbase Barça janë skuadrat më të mira të Europës!

Pep Guardiola fitoi dje titullin e 40-të në karrierë dhe të 19-in me Manchester City-n. “Carabao Cup” i këtij viti ishte i veçantë për trajnerin spanjoll, i cili pranoi se e vlerësonte shumë duke parë shkallën e vështirësisë që kishte për të bërë të vetën këtë finale.
“Jam i lumtur dhe krenar sepse kemi mundur njërën prej skuadrave më të mira të Europës. Arsenal, Bayern dhe mbase edhe Barça janë skuadrat më të mira të këtij sezoni”, tha Guardiola. Ky sukses mund të mos mjaftojë për të bërë që 55-vjeçari të ndryshojë mendje e të largohet në fund të sezonit nga “Etihad Stadium”. Edhe pse ka një kontratë më City-n deri në 2027-ën, Guardiola po mendon që të largohet pasi kërkon që t’i dedikojë më shumë kohë familjes. Në triumfin e djeshëm ai u pa duke ndarë gëzimin me vajzën e tij më të madhe, Maria.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




