Fitorja e City-t në Kupë, Guardiola: Më në fund…

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, duke folur në BBC Match of the Day, komentoi suksesin 8-0 kundër Salfrod në FA Cup: “Më në fund fituam një ndeshje me një diferencë të mirë, me gjithë respektin për Salford. Nuk ishte e lehtë, por ne u treguam të aftë në sulm, jam i kënaqur me performancën”.
“Jam si trajner këtu për më shumë se 500 ndeshje dhe ne patëm një seri të pabesueshme prej 487 ose 488 ndeshjesh shumë të mira. Pastaj patëm 11, 12 ose 13 ndeshje të këqija. Problemi që kishim ishte një sasi e pabesueshme dëmtimesh, kështu që nuk mund të stërviteshim dhe nuk mund të garonim”.
“Është kaq e vështirë, por hap pas hapi lojtarët po kthehen. Këtë sezon ose ndoshta të ardhshmin, vijnë lojtarë të rinj dhe ju duhet të luftoni për pozicionin tuaj. Kur dikush të shtyn, ke konkurrencë dhe jep gjithçka”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




