Flick: Krenar për këtë skuadër, Barça është ndërtuar për të fituar

Spanjë | 2 vite më parë

Trajneri gjerman i katalanasve, Hansi Flick, i cili fitoi titullin e parë në krye të Barcelonës, që nga ardhja e tij verën e kaluar, vlerësoi lojën e shkëlqyer të skuadrës së tij:

“Kjo skuadër është e pabesueshme, mund vetëm t’i përgëzoj lojtarët. Ne qëndruam të bashkuar, u mbrojtëm dhe sulmuam së bashku. Ky ishte çelësi i suksesit. Qëllimi është të mësojmë nga çdo ndeshje dhe të përmirësohemi dita-ditës.

Jam vërtet krenar. Qëllimi i klubeve të mëdha është të fitojnë tituj dhe ne punojmë shumë për të arritur atje tani ne duhet të tregojmë në çdo lojë se sa të fortë jemi”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Barcelonës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme