Florian Marku arrestohet në Angli

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Vetëm pak ditë më parë u lirua nga burgu nga shteti gjerman me kushtin që mos dilte jashtë kufijve të shtetit në fjalë, por duket se Florian Marku ka thyer edhe një herë rregullat pasi pasditen e sotme është ndaluar në Angli për llogari të shtetit grek.

Boksieri është ndaluar për të njëjtën çështje që u ndalua në Gjermani, pasi për të ka një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Greqia.

Aktualisht ai ndodhet në qelitë e Anglisë, në pritje të esktraditimit në Greqi, për të kryer denimin e një ngjarje te 2010 ku pati një sherr me disa rus në një klub nate.

Forian Marku për këtë ngjarje ka kryer 1,5 vite burg ndërsa është dënuar me 7 vite burg. Për shak të rihapjes së cështjes duhet të kryejë dhe një pjesë të dënimit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme