Forcat e Armatosura në Dajt, Mirditë e Pukë – Ministri Nufi: Dhjetëra efektivë dhe helikopterë në operacion, asnjë rrezik për zonat e banuara

Aktualitet | 2 muaj më parë

Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin në terren për përballimin e zjarreve në disa zona të vendit. Ekipet operacionale po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, ndërsa në mbështetje të tyre janë angazhuar efektivë, mjete zjarrfikëse dhe helikopterë të Forcës Ajrore.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe aktualisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara në Dajt, Mirditë dhe Pukë.

“Forcat e Armatosura, të angazhuara intensivisht në operacionet për përballimin e zjarreve në disa zona të vendit. Mali i Dajtit, Tiranë – Vijon puna e forcave operacionale, të mbështetura nga 50 efektivë të FA dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Aktualisht, nuk ka rrezik për zonat e banuara. Lufaj, Mirditë – Vijon puna e strukturave në terren me 2 mjete zjarrfikëse të FA dhe me 9 efektivë. Aktualisht, vatra nuk paraqet rrezik për banesat. Fushë-Lajë, Pukë – Vijon operacioni me angazhimin e 40 efektivëve të FA. Aktualisht, nuk ka rrezik për zonat e banuara”, shkruan Ministria e Mbrojtjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme